Përgjimet/ “E ke bo i dom i thash”, si i shumëkërkuari Ajeti kërcënoi oficerin e SHISH. Bisedat përputhen me deklaratat e Dumanit

schedule10:04 - 23 Nëntor, 2023

schedule 10:04 - 23 Nëntor, 2023

Në dosjen voluminoze të SPAK që coi në pranga ish drejtorin e policisë, Erzen Breçani, në kuadër të grupit kriminal të trafikut të narkotikëve, janë zbardhur përgjimet se si anëtarë të grupit komunikonin me njëri tjetrin për të mos rënë në sy të organeve ligjzbatuese.

Në dosjen që ABC News disponon, zbulohet se si i shumëkërkuari Bujar Ajeti, kërcënoi një prej oficerëve të SHISH, biseda që sic thuhet në dosje përkon me deklaratat e Nuredin Dumanit për prokurorët.

“Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…S’mund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeti ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti q* fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robq*r, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërq* ti, se kam për të ja u q* gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti q motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robq* thash….”.

V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?”

Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.”- thuhet ne dosje.