Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgjigja ironike e Tebas për Superligën

schedule17:04 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 17:04 - 15 Dhjetor, 2022

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, ka përdorur sërish llogarinë e tij në Twitter për të dërguar një mesazh të qartë për Superligën.

Tebas ka përdorur ironinë për t’ua dërguar këtë mesazh përgjegjësive të Superligës, përfshirë A22 Sports, kompaninë që nis këtë kompeticion të ri.

La Liga ka lëshuar një deklaratë duke festuar raportin e Avokatit të BE-së, duke u treguar favorizues për UEFA-n dhe FIFA-n. Megjithatë, Tebas ka dashur të japë edhe mendimin e tij dhe këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në Twitter.



“Transferohet një lokal me licencë për t’u hapur deri në orën 5 të mëngjesit. Ka një lokal ideal për muhabete me ide të çmendura”, shkroi Javier Tebas, së bashku me një foto të një posteri të @A22sports. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!