“Përgëzoj policinë,” Rama: Basha e Berisha ishin gati të sakrifikonin njerëz për të mbajtur “kështjellën”

schedule12:22 - 9 Janar, 2022

schedule 12:22 - 9 Janar, 2022

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mesditën e së dielës një bashkëbisedim me demokratët pas protestës së 8 janarit, i bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk janë më të denjë për t’i drejtuar të djathtët.

Kreu i qeverisë akuzoi kreun aktual të PD dhe liderin historik Sali Berisha se duke “luajtur njëri në mbrojtje dhe tjetri në sulm” ishin gati të sakrifikonin demokratë për të “mbajtur kështjellën.

“Dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD, si parti por dëmton institucionin demokratik të opozitës. Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje e ndarë përgjysmë. E pariciklueshme në funksion të së ardhmes. Asnjëri, as tjetri nuk janë zgjedhja ime. Këta të dy janë njëri të ndarë në dy pasqyra. Ngjarja mund të kishte degjeneruar në diçka të pangushëllueshme për PD, për demokratët dhe për Shqipërinë. Dy kufoma politike që e kanë marrë peng atë parti. Ishin të gatshëm ta luanin deri në fund lojën e mbrojtjes apo mbajtjes së kështjellës me gjakun e demokratëve.  Që të dy ishin gati të sakrifikonin njerëz.”

Për Edi Ramën, Basha dhe Berisha janë e njëjta “mbetje e ndarë përgjysmë” që nuk mund të “riciklohen” më në funksion të së ardhmes ndërsa shtoi se asnjë prej tyre nuk është zgjedhja e tij. Kreu i qeverisë përgëzoi edhe punën e bërë nga Policia e Shtetit që, sipas tij, u gjend në një situatë të paprecedent.

“Policia dje ka pasur sfidën më të vështirë. U sfidua nga një ngjarje me potencial gjakderdhjen, në oborrin e një partie politike për  shkak një kacafytje në oborr mes vetes, barbare. Policia, e stërvitur në tërë këto vite për të përballur këtë lloj materie politike që e përfshin dhunën si mjet politik…dje dhe sot meriton një falënderim të posaçëm, një përgëzim sepse mbajti të njëjtin standard, siç e ka krijuar në mbrojtjen e godinës së qeverisë nga kjo prurje. Sulmet e të dy palëve pasi u shmang tragjedia, ndaj policisë janë një shëmbëlltyrë e një të vërtetë shumë të hidhur. Të dyja këto kufoma politike, që kanë marrë peng PD, janë shumë larg kulturës së respektit për shtetin e ligjshmërisë..” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!