Qarku i Shkodrës po bën përgatitjet e fundit për vendet e votimit.
Gazetari Simon Shkreli raporton për ABC News se Shkodra tashmë po shpërndan materialet zgjedhore në të gjithë qendrat e votimit. Gjithashtu ai thekson se shpërndarja e materialeve të votimit po bëhet në të gjithë bashkitë e qarkut.
Në bashkinë Shkodrës janë 167 943 votues në 248 qendra votimi, në Malësinë Madhe 72 QV, ku votojnë 45 806 qytetarë, Në Vaun e Dejës votojnë 39 978 votues në 53 qendra votimi, në Pukë votohet 21 qendra votimi dhe janë 11627 votues, bashkia Fushe Arrez ka 16 qendra votimi me 8 845 votues.
Ndërkohë në total në nivel qarku janë 274 199 votues dhe 417 qendra votimi.
Në garë për bashkinë e Shkodrës është kryetari aktual i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia dhe kandidati Benet Beci nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Në këto zgjedhje duket një lloj fryme ndryshe dhe pritet që pjesëmarrja të jetë më e lartë se një vit më parë në zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki. /abcnews.al