Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Ura e Gimajve në Bashkinë e Shkodrës, duke e cilësuar si një tjetër vepër të përfunduar.
Ai ka theksuar se kjo urë lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore, duke lehtësuar aksesin për familjet e të dy fshatrave.
Gjithashtu, Rama ka thënë se ura krijon një kusht të nevojshëm për eksplorimin e asaj zone të bukur nga turistët.
“Ura e Gimajve në Bashkinë e Shkodrës është një tjetër vepër e përfunduar që lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore, duke lehtësuar aksesin për familjet e të dy fshatrave, po edhe krijuar një kusht të nevojshëm për eksplorimin e asaj zone të bukur nga vizitorët e turistët”, ka shkruar ai krahas pamjeve./abcnews.al