Përfundon takimi, Vuçiç: Kurti më pyeti për njohjen e Kosovën, shpërtheu pas përgjigjes

schedule12:34 - 15 Qershor, 2021

schedule 12:34 - 15 Qershor, 2021

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një reagim lidhur me këtë takim, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell theksoi se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve. Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

“Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti”, ka shkruar Borrell.

Ndërkohë mediat në Serbi shprehen se Vuçiç është shprehur pas takimit se e ka bërë të qartë se nuk do ketë njohje të Kosovës.

Presidenti serb, mes të tjerash ka theksuar se është rënë dakord që dialogu të vazhdojë.

“U ra dakord për të vazhduar dialogun deri në fund të korrikut,” tha Vuçiç pas takimit.

“Delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë atë që nënshkroi. Ata i quajnë provokime që serbët duan të marrin pjesë në liturgji … Mungesë e plotë e realitetit, ” tha Vuçiç në një bisedë me mediat pas takimit.

“Nuk kam marrë pjesë në një takim si ky,” tha Presidenti i Serbisë.

I pyetur nëse e kishte fyer Albin Kurtin gjatë takimit, ai tha se nuk e bëri një gjë të tillë.

“Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Ai erdhi që të mos binte dakord për asgjë. Ai tha: “Kam ardhur të të pyes kur do ta njohësh Kosovën”. Unë i thashë: “Asnjëherë”. Ai shpërtheu”- vuri në dukje Vuçiç.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për dialogun, tha Vuçiç dhe theksoi se kjo “ishte një përpjekje për t’i dhënë fund dialogut nga ana e Kosovës” e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!