Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka dalë nga Kuvendi aty ku për tre orë është takuar me kreun e LV-së, Albin Kurtin.
Para mediave, shkurtimisht, Mustafa ka lënë të nënkuptohet se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion. Ai ka shtuar se nuk kanë qenë të hidhëruar me Kurtin,e se do të takohen nesër.
Tema e diskutimeve mes Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës ka qenë koalicioni qeverisës dhe një marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
Takimi Kurti – Mustafa vjen pas raporteve të acaruara ditët e fundit mes dy partive.
Tashmë Kurti ka bërë propozimet e tij për postet ministrore, ndërsa, ka kërkuar nga Mustafa që të bëjë të njëjtën gjë.
Ndërkohë Albin Kurti zhvilloi ditën e djeshme një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaci, ku ky i fundit i la Kurtit, 48 orë kohë për të paraqitur kandidaturën e kryeministrit të ri./abcnews.al