Përfundon “saga” PSG-Nagelsmann, tekniku gjerman refuzon kampionët e Ligue 1

schedule10:16 - 17 Qershor, 2023

schedule 10:16 - 17 Qershor, 2023

Pas largimit të tij të beftë nga stoli i Kampionëve gjermanë të Bayern Munich, tekniku Julian Nagelsmann është ende i “papunë” pas refuzimit të ofertave nga “blutë” e Chelsea e “londinezët” e Tottenham.

Thashethemet e fundit nga bota e futbollit e lidhnin teknikun gjerman, me një kalim te “gjigandët” francezë të PSG, mirëpo sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja “L’Eqiupe”, 35-vjeçari e ka refuzuar ofertën e “parizienëve”.

Negociatat nuk kanë shkuar aspask siç prisnin drejtuesit arabë të Paris Saint-Germain, duke detyruar Nagelsmann të refuzojë në mënyrë përfundimtare ofertën e Kampionëve të Ligue 1 e për rrjedhojë vazhdon të qëndrojë sërish i “papunë”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!