Përfundon protesta e opozitës në Devoll

schedule17:21 - 29 Korrik, 2019

schedule 17:21 - 29 Korrik, 2019

Në orën 16:00 ka përfunduar protesta e mbështetësve të opozitës para bashkisë së Devollit. Ndërsa kryetari i Bashkisë Eduart Duro në këtë orë është larguar së bashku me policinë nga institucioni.

Përfundimi i orarit zyrtar të administratës publike ka shënuar edhe mbylljen në orën 16:00 të protestës 9 orëshe të opozitës para bashkisë së Devollit. 15 minuta pas shpërndarjes së protesuesve ka lënë zyrën edhe kreu i bashkisë Eduart Duro.

Njëkohësisht me të u larguan edhe forcat e policisë.

Në fund të protestës në mënyrë simbolike protestuesit lanë edhe një dyshek në shkallët e bashkisë, ndërsa ish kryetari i Bashkisë Bledion Nallbati deklaroi se protestat do të vazhdojnë.

Situata e tensionuar vijoi gjatë gjithë ditës në bashkinë e Devollit, godina e së cilës u blindua nga policia që në mëngjes herët.

Rreth 30 forca të ndërhyrjes së shpejtë hynë brenda ndërtesës dhe po aq ishin pozicionuar jashtë.

Kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro, që u betua të premten, mbërriti në zyrë prej prës 06.30, për të shmangur përplasjet me mbështetës të opozitës, të cilët kishin paralajmëruar protestë.

Një orë më vonë  mbërriti në bashki ish-kryetari Bledion Nallbati, me mbështetësit e tij, të cilët qendruan aty deri ne oren 16:00 dhe me pas u larguan.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!