Përfundon protesta e opozitës

schedule12:19 - 5 Prill, 2018

schedule 12:19 - 5 Prill, 2018

Ka përfunduar protesta e opozitës në Vorë, Çermë, Milot dhe Bradashesh.
Protestues të shumtë bllokuan këto katër pika kyçe të rrugëve kombëtare, që nga ora 10:00, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e automjeteve, për rreth dy orë.
Mësohet se qarkullimi i automjeteve pas përfundimit të protestës është i rënduar. Protestat vijnë pas thirrjes së opozitës për mosbindje civile./abcnews.al