Përfundon Panairi i Librit në Fier

schedule15:06 - 14 Maj, 2018

schedule 15:06 - 14 Maj, 2018

Akademikët Ali Aliu, Shaban Sinani e poeti Sadik Bejko triumfojnë në çmimet e Panairit Kombëtar të Librit në Fier. Edicioni i pestë i evenimentit mbi librin i hapur prej disa ditësh në qytetin myzeqar, u kurorëzua me ndarjen e çmimeve.

Çmimi për librin kritik më të mirë shkoi për akademikun Ali Aliu me “Urtia e fjalës”. Çmimi për studimin monografik më të mire iu dha akademik Shaban Sinanit, për librin ‘Hieronymi në botën arbëreshe”.

Sadik Bejko u vlerësua për librin poetik më të mire “Këngë të Solomonit”. Po një tjetër çmim në poezi shkoi në Kosovë për Ismail Sylën për librin “Atdheu im i ngrysur”.

Ndërkohë, e reja e talentuar po nga Kosova, Erinë Rrahmani triumfoi me cmimin për librin më të mirë të letërsisë për fëmijë për librin ‘Ëndrra prej letre”.

Në këtë edicion u ekspozuan 5 mijë tituj librash nga autore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, e treva të tjera shqipfolëse nga të cilët një mijë e 500 ishin të rinj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!