Emiljano Shullazi ka përfunduar në spital. ABC mëson se nën masa të rrepta sigurie dhe i shoqëruar nga forcat e RENEA-s, Shullazi është marrë nga qelia për tu dërguar në spitalin e burgut, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Shullazi mbahej nën regjimin “41 bis”.
Kujtojmë se së fundmi, Emiljano Shullazi ka kundërshtuar sërish vendimin e Gjykatës së Lartë për qëndrimin brenda izolimit “41 bis”, duke kërkuar ndryshimin e vendimit. Avokatët e kanë konsideruar këtë vendim si të padrejtë për të burgosurin.
Shullazi dhe grupi i tij është dënuar me 55 vite burg në total, vendim i dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda. Ata e kanë apeluar këtë dënim, por ende nuk ka një vendim nga ana e Apelit. Për Shullazin dhe pjesëtarët e tjerë është vënë një vit afat për të qëndruar në qelitë e “41bis”. /abcnews.al/