Përfundon mbledhja e PD për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi zbulon çfarë u diskutua

schedule14:30 - 5 Nëntor, 2019

schedule 14:30 - 5 Nëntor, 2019

Ka përfunduar mbledhja e grupit të punës në selinë e Partise Demokratike lidhur me Reformën Zgjedhore.

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka treguar për mediat se çfarë u diksutua në mledhje. Demokrati theksoi se sot diskutuan jo vetëm për çështjen e vullnetit politik dhe nënvizoi sërish propozimin e opozitës atë për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Ndërkaq, Bylykbashi u shpreh se ende nuk ka një afat se kur do të bëhet publik drafti i përgatitur nga opozita.

Qëndrimi ynë është i qartë reforma zgjedhore do të jetë e plotë. Sot u diskutuan jo vetëm cështjen e vullnetit plitik. OSBE e thotë qartë se legjislacioni është por qeveria ka dështuar. Propozimi i opozitës është një qeveri tranzitore. Ne diskutuam propozimet e ndryshme që do të marrin rrugën e tyre sa i përket draftimit.

Mesazhi është i qartë, opozita është e angazhuar 100% për Reformën Zgjedhore. Një Refromë Zgjedhore që do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Edi Rama nuk e bën këtë.

Ne kemi një kalendar të përcaktuar ajo që është e rëndësishme është implementimi i të gjitha çështjeve. Në këto javë do të posedojmë të gjitha qendrimet tona.

Nuk për përcaktova asnjë afat kohor se kur do jetë drafti konkret. Mazhoranca duhet ta kuptojë qartë se refoma duhet të jetë gjithë përfshirëse. Zgjedhjet janë të qeta janë atëherë kur ka konsensus. Zgjedhjet e parakohshme e vetmja zgjidhje. 

Osbe ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm. Raporti i 2019 ishte një ndër më unikët për të na treguar rrugën”, tha Bylykbashi./abcnews.al