Mbledhja e Këshillit Politik për reformën ka përfunduar pa asnjë marrëveshje mes palëve. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi, tha për mediat se PS nuk ka qenë e gatshme për konsensus.
“PS nuk është e gatshme të ofrojë konsensus. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një proces zgjedhor që krijon besim dhe legjitimitet. Veçanërisht për ato garanci që opozita i ka në proces. Jemi të gatshëm të vazhdojmë punën dhe presim që PS të tregojë gatishmëri”, tha Bylykbashi.
Ndërkohë nën/kryetari i LSI, petrit Vasili tha se kjo nuk është një çështje pazaresh politike dhe se bëhet fjalë për votën e shqiptarëve
“Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërron.
Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Ky është një qëndrim parimor që s’ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama“, tha Vasili./abcnews.al