Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, propozohet kreu i ILD

schedule16:53 - 20 January, 2020

schedule16:53 - 20 January, 2020

Përfundon mbledhja e e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në këtë mbledhje, është vendosur për kreun e Institucionit të fundit të Drejtësisë, ILD.

Siç raporton Esiona Konomi për ABC News, në lidhje me Kreun e ILD-së, pritet ti jepet drita jeshile, kandidaturës së Artur Metanit.

Ky institucion i rëndësishëm do të procedojë Prokurorë e Gjyqtarë të cilët mund të japin vendime abuzive.

Edhe pse kandidatura e Artur Metanit është përfolur si lidhje politike e Partisë Socialiste, pasi ai është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni, përsëri PS nuk është tërhequr nga mbështetja për kandidaturën e Metanit.

Artur Metani ka mbajtur postin e Këshilltarit Ligjor në legjislaturat e tre Presidentëve, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit.

Aktualisht ai mban postin e Avokatit të Shtetit, post nga i cili duhet të heqë dorë, pas emërimit në ILD.

Votat që duhet të sigurojë kandidatura e Artur Metanit, është marrja një shumice të cilësuar, prej 84 votash.

Gjatë sesioneve të këtij viti, parlamenti duhet të vendosë për çështje tepër sensitive, siç është zgjidhja e krizës politike,  reforma zgjedhore, si dhe ligji i anti-shpifjes.