Përfundon Kongresi i 48-të i UEFA-s, njihuni me vendimet e rëndësishme që u morën

schedule13:36 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:36 - 8 Shkurt, 2024

Paraditen e kësaj të enjteje, në Paris të Francës u zhvilluar Kongresi i 48-të i UEFA-s nga ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në këtë kongres Federata Shqiptare e Futbollit, si një nga anëtaret e UEFA-s, u përfaqësua nga një delegacion shqiptar, me në krye Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, njëherazi edhe zv.President i UEFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në Kongresin e 48-të të zakonshëm të UEFA-s u miratuan disa ndryshime në statutin e UEFA-s dhe u mor vendimi për të pasur të paktën dy anëtare femra në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Gjitashtu u miratuan edhe raportet e aktiviteteve dhe çështjeve financiare që kanë të bëjnë me raportin e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, raportin e Administratës së UEFA-s 2022/23 dhe po ashtu edhe pasqyrat financiare 2022/23 dhe buxheti 2024/25.

Gjatë Kongresit të 48-të të zakonshëm të UEFA-s u miratua edhe ratifikimi i anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Shoqata Evropiane e Klubeve ECA (dy përfaqësues për një mandat katërvjeçar); Nasser Al-Khelaifi (Paris Saint-Germain); Miguel Angel Gil Marin (Atletico Madrid); Ligat Evropiane EL (një përfaqësues për një mandat njëvjeçar); Pedro Proenca (Liga NOS).

Ndër të tjera, u ratifikua edhe përbërja e Organeve të UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë dhe e Komitetit të UEFA-s për Qeverisje dhe Pajtueshmëri.

Kongresi i radhës i zakonshëm i 49-të i UEFA-s do të mbahet më 3 prill 2025 në Beograd, Serbi. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!