Mbyllet në barazim pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Jordanisë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 27-të, me anë të Nizar Al-Rashdan.
Jordanezi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen shqiptare dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në fund të pjesës së parë, barazuan kuqezinjtë.
Nedim Bajrami, me një aksion fantastik brenda zonës, dha një asist për Mirlind Dakun, por topi u kap nga mbrojtësi jordanez, i cili realizoi autogol.
Për dy skuadrat, kjo është hera e dytë në histori që përballen mes tyre, teksa vetëm njëherë më parë janë ndeshur në një miqësore në “Elbasan Arena”, e mbyllur në barazim 0-0./abcnews.al


