Përfshirja e Bullgarisë në Aleancë/ Maqedonci: Citova ministrin kroat

schedule17:26 - 21 Prill, 2025

schedule 17:26 - 21 Prill, 2025

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka mohuar raportimet se ka deklaruar bashkëngjitjen e Bullgarisë në marrëveshjen tripalëshe në fushën e mbrojtjes mes Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovës.

Ai thekson se nuk ka pasur kontakte me këtë shtet, por ai ka cituar ministrin kroat sa i përket kësaj çështjeje, që në fakt është një nga me të rëndësishmet në kohen kur zhvillimet në arenën ndërkombëtare janë në kulmin  e tyre dhe se deklaratat e pakujdesshme mund ta çojnë një vend drejt një rruge të pasigurt.

“Unë në asnjë rast nuk kam thënë që kam pasur kontakte me Bullgarinë. Me Bullgarinë ka pasur kontakte kryeministri (ministri) kroat, i cili e ka një intervistë në Večernji listë me datën 18 mars, ditën kur kemi nënshkruar marrëveshjen trilaterale ku thotë që [kemi një mund të themi komunikim me Bullgarinë për një bashkëngjitje të mundshme të Bullgarisë në këtë marrëveshje trilaterale. Përndryshe, ne jemi të hapur për çdo shtet që ndanë vlera të përbashkëta me këto tri vendet tona, por edhe me interesa të përbashkëta me tri vendet tona…Unë e kam cituar vetëm ministrin kroat”, ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ministri ne detyre i mbrojtjes Maqedonci, ka komentuar edhe deklarimet e Serbisë se nuk ka paqe në Kosovë.

Ai thotë se Serbia vazhdon të jetë burimi i jostabilitetit dhe cenimit të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Sa i përket deklaratës së Serbisë, unë vlerësoj që burimi i pasigurisë, jostabilitetit dhe cenimit të sigurisë në regjionin e Ballkanit Perëndimor është pikërisht Serbia, e cila vazhdon të promovojë politikë hegjemoniste në raport me fqinjët ë saj. Jo vetëm me Republikën e Kosovës por me të gjithë fqinjët që kufizohet dhe fatkeqësisht vazhdon të mbështesë grupe terroriste dhe paramilitare, të vilat në vazhdimësi kanë qenë cënuese për sigurinë e vendit tonë, por edhe të regjionit në përgjithësi. Në anën tjetër, ne po angazhohemi në vazhdimësi që të ndërtojmë një sistem të mbrojtjes, një ushtri të gatshme për të mbrojtur territorin e Kosovës”, shtoi ai.

Para pak ditësh, kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Matsut, derisa lexoi programin e tij qeverisës në parlament, ka thënë se një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re do të jetë e ashtuquajtura mbrojtje e sovranitetit dhe integritetit territorial në Kosovë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!