Përfshihet nga zjarri një apartament në Tiranë

schedule20:05 - 21 Prill, 2021

schedule 20:05 - 21 Prill, 2021

Një apartament është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Abcnews.al mëson se ngjarja ka ndodhur tek një pallat pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet.

Flakët kanë përfshirë apartamentin, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.

 

Mësohet se tymi ka pushtuar të gjithë zonën në momentin e rënies së zjarrit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. g.v/abcnews.al