Reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.
Siç shihet edhe nga pamjet, ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shpëtuar pacientët.
Falë ndërhyrjes në kohë, çdo është kthyer në kontroll dhe nga flakët e zjarrit nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe forca policie.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/