Përfshihet nga flakët një lokal në Selenicë gjatë mesnatës

schedule11:24 - 10 Dhjetor, 2023

schedule 11:24 - 10 Dhjetor, 2023

Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në Kotë të Selenicës. Mësohet se lokali është në pronësi të një 52-vjeçari dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Sot, gjatë natës, në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në brendësi të një lokali, në pronësi të shtetasit 52 vjeç, ku janë shkaktuar dëme materiale“, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al