I vihet zjarri lokalit të deputetes së LSI

schedule12:00 - 7 Prill, 2020

schedule 12:00 - 7 Prill, 2020

Policia njoftoi se gjatë orëve të para të ditës së sotme ka rënë zjarr në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se lokali është në pronësi të A. Kapllanit, bashkëshortit të deputetes së opozitës së re Enada Kapllani.

Lokalit i është vendosur zjarri në pjesën e përparme dhe si pasojë është djegur banaku i jashtëm së bashku me tavolinat dhe karriget.

Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Në lokal është hedhur fillimisht lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka.

“Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit” njoftoi policia.

Informacion/ Vlorë

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!