Një pjesë kodrinore në fshatin Xhyherin, Njësia Administrative Shushicë është përfshirë nga flakët. Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë, në vendin ku ka rënë zjarri ka mbërritur edhe zjarrfikësja ekipi i së cilës po tenton që të shuajë flakët. Nga pamjet e siguruara nga Abcnews.al duket se flakët janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme. s.b/abcnews.al/