Një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur orës 00:10, në “Don Bosko”.
Si pasojë e zjarrit, në banesën në pronësi të shtetasit G. B. ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al/