Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfshihen nga flakët kodrat e Kreshpanit në Cakran

schedule17:19 - 28 Shtator, 2026

schedule 17:19 - 28 Shtator, 2026

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme kodrat me ullishta në zonën e Kreshpanit, në Fier, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët dhe ekipet e emergjencave.

Sipas burimeve nga ekipet zjarrfikëse, flakët janë evidentuar rreth orës 16:30 dhe, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në zonën e kodrave.

Zjarrfikësit, të mbështetur edhe nga banorë të zonës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Ndërkohë, zjarri po përparon në drejtim të fshatit Vjosë, duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të tij.



Ndërkaq, janë shoqëruar tre banorë të zonës të dyshuar për zjarrvënien në Kreshpan.

Autoritetet e konsiderojnë situatën të vështirë dhe bëjnë me dije se në këtë fazë flakët janë jashtë kontrollit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Pritet që në vijim të përcaktohet edhe sipërfaqja e përfshirë nga flakët dhe nëse ka rrezik për banesat apo objektet pranë zonës së zjarrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!