EMRI/ Zjarr në barakat e romëve në Shkodër, ndërron jetë 60-vjeçari. Një grua drejt Traumës

schedule23:12 - 14 Shkurt, 2023

schedule 23:12 - 14 Shkurt, 2023

Një zjarr masiv ka rënë në vendin e njohur si barakat e romës,  përtej urës së Bunës në Shkodër.

Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë 60-vjeçari Kapllan Nasufi, ndërkohë që nga flakët janë përfshirë disa barake.

Po ashtu një 59-vjecare ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e zjarrit, e cila është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se barakat janë të komunitetit rom.

Njoftimi:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:45, në lagjen “Liria”, Shkodër, ka rënë zjarr në një banesë private dhe për pasojë shtetasi K. N. 60 vjeç, ka humbur jetën

Po si pasojë e zjarrit ka pësuar dëmtime të shumta shtetasja S. K. 59 vjeçe, e cila po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!