Përfitoi 79 litra naftë nga subvencioni për gjithë vitin, fermeri në Kukës: S’kaloj dot as 1 ditë pune

schedule15:55 - 21 Qershor, 2022

schedule 15:55 - 21 Qershor, 2022

Kjo është hera e parë dhe e fundit që Shaip Doçi del të punojë tokën me traktor me naftën e përfituar nga subvencioni i shtetit, pjesën tjetër do e paguajë nga xhepi i tij.

“Unë kam përfituar nga subvencionimi i naftës 79 litra naftë, që I kam marrë, mi ka njohur shteti, për të gjithë vitin. Për këto parcela më ka takuar kaq litra. Shumë fermerë i kanë pa letra tokat. Kështu si do ta marri atë subvencionim. 79 litra unë nuk kaloj dot një ditë pune, janë dy traktorë”, thotë ai.

Shaipi thotë se lodhja e madhe dhe shpenzimet nuk e justifikojnë punën e tyre nga mëngjesi deri në darke vonë.

“Puna është e ngarkuar, të gjithë njerëzit i duan në kohë.  Puna nuk kapet, duhet me lëviz, me e ndjek. Fermerët nuk kanë faj, po të hysh t’i bësh një analizë një toke nga plugimi deri në korrje i shkon kosto 150 deri në 155 mijë lekë të vjetra një dynym. Sa do marri fermeri, me këto çmime që janë sot. naftën e ke 250 lekë. Mos llogarit penjt me lidh barin. e kemi marrë me 9 euro, topin sot e marrim në 15 euro”m shtoi ai.

Fitimet që merr kanë qenë minimale. Ndërsa për këtë vit nga një përllogaritje që ka bërë mund të mbulojë vetëm shpenzimet dhe nuk do t’i mbetet asgjë për tu ushqyer./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!