“Perfeksioni mban emrin Oriola”, modelja ndez sërish rrjetin me fotot e nxehta

schedule13:00 - 30 Korrik, 2020

schedule 13:00 - 30 Korrik, 2020

Oriola Marashi është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Marashi është vënë shpesh në qendër të vëmendjes jo vetëm për bukurinë, por gjithashtu edhe për lidhjen e dashurisë me futbollistin Eros Grezda.

Oriola po shijon disa ditë pushimesh me partnerin e saj, e cila shpesh ka ndarë momente edhe me ndjekësit në Instagram. Së fundmi, modelja ka publikuar disa imazhe shumë provokative teksa ka pozuar e veshur me një bodysuit, që i nxjerr në pah linjat perfekte trupore.

 

View this post on Instagram

 

?

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on

Sigurisht, nuk kanë munguar as komentet e shumta nga fansat dhe miqtë. “Perfeksioni mban emrin Oriola“, ka rënë në sy komenti i njërit prej ndjekësve. Kujtojmë që Oriola dhe Eros u përfolën për shumë kohë se janë në një lidhje dashurie, por vetëm pak muaj më parë ata pranuan romancën.

Ndërkohë, ditët e fundit ata u vunë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të spekulimeve se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve pasi ata janë më të lumtur se kurrë më parë. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

Under the coconut ? ?

A post shared by Oriola Marashi (@oriolamarashi) on