Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Dézir, i dërgoi Kryeministrit Edi Rama, një propozim për rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Mediat. OSBE sugjeron që Autoritetit të Mediave Audiovizuale të mos tejkalohen kompetenca që cënojnë të drejtën e infomimit.
Nuk është i duhuri ligji për mediat në Shqipëri. Propozimi për ta rishikuar gjendet në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, dërguar nga përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir. Vërejtja krysore lidhet me kompetencat që i jepen Autoritet të Mediave Audiovizive.
“AMA apo ndonjë organ administrativ apo rregullator nuk duhet të merret me çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetencat e gjykatave”.
OSBE në analizën që i ka bërë ligjt të medias ndër të tjera ngre shqetësime edhe rreth kompetencave të dhëna AKEP-it në propozimin për ndryshimin e Ligjit për komunikimet elektronike, lidhur me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin ligjor shqiptar. Këto nocione janë shumë të definuara dhe mund të jenë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare të sigurisë juridike, proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe nuk përfshijnë rregulla specifike për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes.
Për më tepër, neni 133 i projektligjit ende i referohet gjobave ekonomike shumë të larta që do të vendosen në rastet e shkeljeve.
“Shpresoj se analiza ligjore, që përfshin një numër rekomandimesh, do të jetë i dobishëm në diskutimet e mëtejshme. Zyra ime do të vazhdojë të jetë e angazhuar ngushtë në këtë proces, i cili duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë aktorët relevantë deri në përfundimin e saj”.
Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi ndërmjet Zyrës së Përfaqësuesit të OSBE dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit.
/ABC news Albania 24/7