Në “ABC e mëngjesit” përfaqësuesi i UHNCR në Shqipëri, Pablo Zapata ka folur për emigrantëve dhe lëvizjen dhe problemet e tyre.
“Problemi i refugjatëve vazhdon të rritet vit pas viti. Kjo situatë kërkon më shumë vëmendje, pasi po kthehet në tragjedi”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai shtoi se për konfliktet nuk ka zgjidhje politike.
“Refugjatët shihen si një krah për krizat politike. Këtu në Shqipëri shifrat në muajin prill dhe mars kanë qenë shumë të ulëta. Në Shqipëri në kohën e covidit, 450 kanë qëndruar për dy muaj”, tha Zapata.
Gjatë intervistës ai u ndal edhe te emigrantët sirianë ai theksoi se personat e identifikuar në kufi janë të regjistruar.
“Ndërkohë ka edhe nga ata që raste që vijnë direkt në Tiranë, duke sjellë një situatë jo korrekte, pasi ata qytetarë duhet të regjistrohen. Kjo nga mbrojtja ndërkombëtare nuk është korrekte. Kur janë të regjistruar në kufi në bashkëpunojmë me policinë kufitare dhe i ofrojmë ndihma. Personat të cilat shihen që kërkojnë në rrugë ndihmë ushqimore, monetare , nuk qëndrojnë këtu, lëvizin në vende të tjera.
Ata që janë grupe familjare qëndrojnë. 40 % e personave që kanë kërkuar azil në Shqipëri janë femra dhe fëmijë dhe për këta kemi detyrim moral dhe ligjor për t’i njohur më mundësitë që kanë për tu integrua në Shqipëri”, tha më tej ai.
Sakaq ai shtoi se ka panele që merren edhe me anën psikologjike të tyre, për t’i ardhur në ndihmë. “Sirianët para luftës nuk kanë migruar, por për shkak të luftës janë detyruar të lëvizin dhe nga ana psikologjike ata janë shumë të prekur. Procesi i Integrimit nuk është vetëm proces ligjor, ka nevojë edhe për ndihmë ekonomike dhe sociale”, u shpreh ai./abcnews.al