Perez konfirmon gjithçka, Real Madrid nuk do të luajë në Bernabeu!

schedule19:00 - 1 Qershor, 2020

schedule 19:00 - 1 Qershor, 2020

Raportohej prej shumë ditësh që Real Madrid nuk do të luante në stadiumin e vet kur La Liga të rikthehej. Kampionati spanjoll do të rikthehet të shkelmojë topin me datë 11 qershor.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, konfirmoi gjithçka me anë të një letre të publikuar në faqen zyrtare të “Los Blancos”, duke thënë se të gjitha ndeshjet si vendas, do të luhen në kompleksin stërvitor “Alfredo Di Stefano”, për shkak se Bernabeu po rinovohet.

“Të gjitha ndeshjet që do të luajmë në shtëpi, do të luhen në kompleksin stërvitor “Alfredo Di Stefano”. Kjo gjë siguron ecjen me ritme të shpejta të rinovimit të “Santiago Bernabeut”, të cilin shpresojmë ta shohim gati për sezonin e ardhshëm”, shkroi numri një i Real Madrid./abcnews.al