“Perez gati për operacionin gjigant”, në Spanjë konfirmojnë ëndrrën e madhe

schedule09:30 - 29 Tetor, 2019

schedule 09:30 - 29 Tetor, 2019

Në Spanjë janë të bindur dhe konfirmojnë objektivin e madh të Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Ëndrra e madhe quhet Kylian Mbappe, për të cilin do të nisë ofensiva në fund të sezonit.

Regjizori dhe prezantuesi i El Chiringuito, Jose Pedrorol ka deklaruar se “Los Blancos” e kanë ndarë mendjen. Florentino Perez e do me çdo kusht në ekipin e tij sulmuesin fantastik të PSG-së dhe është gati të shpenzojë pafund për të realizuar ëndrrën e tij, teksa edhe vetë 20-vjeçari dëshiron transferimin në Madrid.

“Real Madrid do të nisë sulmin për Kylian Mbappe në fund të sezonit. Marrëdhënia që ka sulmuesi me trajnerin Tuchel do lehtësojë akordin dhe firmën me Realin. Kjo është ëndrra e madhe e Florentino Perez… dhe vetë dëshira e Mbappe”, thekson Josep Pedrorol. /abcnews.al