Ajax para ndeshjes së 3 nëntorit ndaj Midtjylland në Champions League u trondit kur 11 lojtarë të ekipit të parë rezultuan pozitivë për COVID-19. Një pjesë e tyre u zbuluan se e kanë kaluar pjesën e rrezikshme të virusit dhe COVID-19 në trupin e tyre nuk e ka më aftësinë të transmetohet te të tjerët.
Kështu, Dusan Tadic, Davy Klaassen, Andre Onana, Maarten Stekelenburg dhe Ryan Gravenberch nuk udhëtuan menjëherë me ekipin për në Danimarkë, por iu bashkuan skuadrës më pas. Nga Holanda zbulojnë se lojtarët kanë udhëtuar me skuadrën përmes një avioni komercial.
Ata kanë qenë në avion minimalisht me dhjetëra pasagjerë të tjerë dhe me këtë veprim kanë thyer një pikë të protokollit të UEFA-s për pandeminë. UEFA në rregulloren e saj nuk lejon askënd të udhëtojë me avion pasagjerësh për shkak se janë shumë më të kompozuar ndaj virusit.
Klubet duhet të udhëtojnë vetëm me çarter dhe kjo nuk është respektuar nga Ajax, që më pas ka rrezikuar infektimin e skuadrës së vet dhe asaj të Midtjylland. Me siguri UEFA do të marrë masa ndaj kësaj thyerje të holandezëve. /abcnews.al