“Përdora vetëm çezmën e ujit”, shqiptari kërkon lirinë

schedule17:15 - 4 Qershor, 2019

schedule 17:15 - 4 Qershor, 2019

Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohem me burg në Belgjikë. Ata akuzohem për kultivim lënde narkotike në një shtëpi në Jan Rosierlaan në Lanaken. Njëri prej shqiptarëve rrezikon të dënohet me 16 muaj burg ndërsa tjetri me dy vite burg. Gjithashtu ata do të paguajnë edhe një gjobë prej 8,000 euro secili. Të dy kanë rënë në burg në Dhjetor të vitit 2018, ku njëri prej tyre tani po kërkon lirinë.

Sipas shqiptarit A. 35-vjeç,  ai u largua nga Shqipëria për të jetuar në Greqi. Pastaj kishte prerë një biletë dhe kishte udhëtuar në Gjermani për punë. Ai nuk kishte qëndruar aty por kishte udhëtuar drejt Belgjikës për të takuar shokun e ti M. 28-vjeç i cili jetonte në një shtëpi në Jan Rosierlaan në Lanaken.

Shqiptari M. në banesën ku qëndronte kujdesej për rreth 512 bimë kanabisi të shpërndara në 4 dhoma, raporton .hln.be. 

“Unë nuk kam asnjë ide se kush e ngriti atë plantacion”, tha shqiptari M. Sipas prokurorit, shqiptari merrte urdhra nga një shtetas kosovar.

Por shqiptari tjetër A. mohon akuzat, edhe pse gjurmët e ADN-së së tij janë gjetur tek bimët.

Shqiptari A. rrëfeu se kishte dijeni për plantacion e drogës në shtëpi, por tha se ai aty kishte përdorur vetëm “çezmën e ujit” pë nevoja personale dhe ndaj janë gjetur gjurmë të ADN-së së tij . Sipas tij ai nuk ishte në dije se kush janë personat që e kanë ngritur. Tashmë avokati i 35-vjeçari kërkon lirimin e tij.

Askush nuk ishte i regjistrua zyrtarisht në atë adresë. Policia ushtroi kontroll në banesë më 13 Dhjetor 2018. Dy të pandehurit ishin duke fjetur në katin e sipërm. Energjia elektrike gjithashtu ishte e lidhur në mënyrë të paligjshme. Tani ndaj shqiptareve pritet gjykimi i radhës qe do të mbahet më 17 Qershor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!