Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përcaktohet kalendari i Ligës së Kampionëve këtë vit/ Në javën e parë, më 9 shtator, luhet dhe Napoli-Arsenal

schedule20:08 - 29 Gusht, 2026

schedule 20:08 - 29 Gusht, 2026

Finalet e parakohëshme nuk mungojnë, dhe tani e dimë se kur do të luhen.

Pak ditë pas hedhjes së shortit të Championsit për këtë sezon, UEFA përcaktoi edhe kalendarin e ndeshjeve, dhe tifozët do të kenë mundësi të shohin përplasje gjigandësh thuajse çdo javë.

Liga e Kampionëve nis në 9 shtator dhe shërbehet menjëherë sfida e madhe Real Madrid-Inter, një nga klasiket e mëdha të dikurshme të futbollit europian.

Po javën e parë në fushë janë përballë edhe Napoli e Arsenali, pa harruar Liverpul-Atletiko apo Porto-Mançester Siti.

Në javën e dytë, kampionia e kontinentit, Paris SG shkon në një duel të jashtëzakonshëm në fushën e Mançester Sitit, Roma pret madrilenët e Murinjos, ndërsa përballja tjetër është Vijarreal-Napoli.

Bajerni e nis relativisht qetë me Bodo Glimtin në Mynih në ndeshjen e parë, e pastaj luan sërish ndaj një skuadre norvegjeze, në fushën e Vikingut.

Një nga pretendentët për titull, Barcelona do të presë Fejënordin në 9 tetor, pastaj shkoj në Turqi për t’u ndeshur me Gallatasarajin.

Ndeshje të forta do të ketë në javën e tretë, PSG-Barcelona e Bajern-Arsenal, në raundin e gjashtë me Barcelona-Mançester Siti e Arsenal-Real, në të shtatën kur Interi do të presë Liverpulin dhe Mançester Junajtid do të riluajë finalen e madhe të 1999-ës ndaj Bajernit.

Ndeshjet në grup nisin në 8 shtator dhe përfundojnë në 27 janar të vitit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!