Ish kandidatja për deputete e PS, Kejsi Elezi thotë se qytetarët e kuptuan se protesta në bulevard ka interesa politike, ndaj dhe e kanë braktisur.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se protesta nisi paqësore, por u bë e dhunshme.
“Ky mandat i katërt do të jetë mandat sa më pranë qytetarëve. Kjo është një protestë relativisht e gjatë. Nisi si protestë paqësore. Askujt nuk iu cënua e drejta e fjalës, derisa u futën interesa të partive opozitare. Pastaj filluan debatet dhe dhuna. Nuk është organizim i duhur për këtë protestë. Bulevardi dhe sheshi janë pothuajse bosh. Patjetër që e kanë braktisur. Ata e kuptuan që këtu nuk është më vendi për ne. Ata që ishin të përfshirë në dhunë, ishin të përfshirë në politikë dhe mbronin interesat e tyre politike. Pse nuk ndodhi kjo në fillim? Interesat politikë dolën sheshit dhe qytetarët e kuptuan.
Jam shumë pro pjesës që protestuesit të dalin në shesh dhe zëri i tyre të dëgjohet. Opozita e ka humbur deri diku rolin e saj. Nuk mendoj se kjo opozitë të bëjë siç duhet detyrën”, theksoi ajo./abcnews.al


