Përballja në “Air Albania”, ja si mund të rreshtohen Partizani-Kukësi

schedule10:10 - 2 Mars, 2022

schedule 10:10 - 2 Mars, 2022

Partizani-Kukësi do të përplasin “brirët” në “Air Albania” në orën 16:45 në kuadër të javës së 23-të të Abissnet Superiore.

Një sfidë interesante dhe e luftuar mes dy skuadrave të cilat do të kërkojnë të marrin fitoren për të arritur edhe objektivat e tyre.

Vetëm 8 pikë i ndajnë demat dhe verilindorët në tabelën e klasifikimit, dhe për këtë duel të dy trajnerët do të vendosin në fushën e lojës lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion.

Formacionet e mundshme:

Partizani: Hoxha, A.Marku, Bitri, Belica, Sota, Malaj, Rrapaj, Kallaku, Cara, Skuka, Junior. Trajner: Dritan Mehmeti.

Kukësi: Tafas, Lulaj, Gligorov, Pëllumbi, Musta, Gj.Taipi, De Lucas, Milunovic, Basa, Shkurtaj, Fejiao. Trajner: Diego Longo. /f.a/abcnews.al