Në çelje të fushatës ndërkombëtare dixhitale për turizmin “Be taken by Albania” ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi komentoi edhe përballjen me protestuesit e thirrur nga opozita përpara Parlamentit. Sipas ministrit Klosi pamjet që kanë bërë xhiron e mediave nuk tregojnë Shqipërinë e vërtetë.
Këtë situatë që kaloi teksa po hynte në sallën e seancave plenare ndërkohë që Parlamentin e kishin rrethuar protestuesit e thirrur nga opozita ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi e komentoi në çelje të fushatës ndërkombëtare dixhitale të turizmit “ Be taken by Albania”.
Shqipëria është ajo që i ofron turisteve traditën e mrekullueshme dhe natyrën mbresëlënëse. Dy pika kyçe ku po mbështetet Ministria e Mjedisit dhe Turizmit për të bërë realitet sfidën e saj për 10 milionë turistë deri në vitin 2020.
Për të tërhequr sa më shumë turistë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi bëri të ditur se do të shërbejë dhe Samiti i Diasporës ku shqiptarëve të njohur nëpër botë do tu kërkohet të lobojnë për të vizituar vendin tonë./abcnews.al