Goglat e shortit të Champions League kanë vendosi përballë Manchester Cityn dhe Atletico Madrid. Një përballe e luftuar në çerekfinalen e këtij kompeticioni, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale.
Pas hedhjes së këtij shorti ka folur edhe trajneri i citisenëve, Pep Guardiola, i cili ka vlerësuar maksimalisht skuadrën Diego Simones, ndërsa pranoi se do të jetë shumë e vështirë për të mposhtur skuadrën spanjolle.
“Atletico Madrid kaloi në një fazë grupore tepër të vështirë dhe më pas e eliminoi Manchester Unitedin. Gjatë 180 minutave ata ishin më të mirë. Në ndeshjen e Madridit ata ishin fantastikë në pjesën e parë. Është një skuadër, ja çfarë janë”, ka nisur duke thënë trajneri spanjoll.
Pep Guardiola nuk dëshiron të dëgjojë për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve: “Do të kemi shumë punë përpara nesh kundër Atlético Madrid në mënyrë që të mendojmë tashmë për raundin tjetër”, përfundoi Guardiola. /f.a/abcnews.al