U rikthyen aty ku prindërit e tyre Ibrahim Tukiçi dhe Avni Mula e nisen karrieren artistike me koncertin homazh i titulluar “Për ty babë”. Diva e skenës Inva Mula dhe maestro David Tukiçi u ngjitën pas shumë vitesh në skenen e Teatrit Migjeni.”
Emocionet e dhuruara ishin të mëdha.
Një orkestër e përbërë nga instrumentist e të gjitha trevave Shqiptare nën drejtimin e Florent Boshnjaku, sollen për spektatorin kryeveprat e muzikës shqiptare, nga jaret Shkodrane dhe ato botërore, të cilat sot janë kthyer në muziken hymne të dashurisë.
Kryetari i Bashkise Shkodër Bardh Spahija u shpreh se pas kësaj natë të veçantë, aktivitete të tilla do të jenë më shpesh në Shkodër. /abcnews.al/