Për të parë pas luftës, serbët kryejnë ritet fetare në mes të Prishtinës

schedule13:09 - 10 Qershor, 2021

schedule 13:09 - 10 Qershor, 2021

Për herë të parë pas 23 vitesh mbahet në mes të Prishtinës liturgji në Kishën brenda oborrit të UP-së.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë që prej vitit 1998.

Kjo është një festë që zhvillohet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës./abcnews.al