Për autokratët, koronavirusi është një mundësi për të zgjeruar edhe më shumë pushtetin e tyre

schedule13:31 - 31 Mars, 2020

schedule 13:31 - 31 Mars, 2020

Raportimi u realizua nga Benjamin Novak nga Budapesti; Hannah Beech nga Bangkok; Jason Gutierrez nga Manila; Julie Turkewitz nga Bogotá, Kolumbi; Anatoly Kurmanaev nga Caracas, Venezuela; dhe Rana Sweis nga Aman, Jordani, New York Times

Përshtati në shqip abcnews.al

Udhëheqësit në të gjithë botën kanë miratuar dekrete emergjente dhe legjislacione duke zgjeruar pushtetin e tyre gjatë pandemisë. Por a do t’i heqin  ndonjëherë këto ligje pasi të kalojë kjo krizë?

Në Hungari, kryeministri tani mund të qeverisë me anë të një dekreti. Në Britani, ministrat kanë atë  pushtet që një kritik e quajti fuqi më të madhe se dikush tjetër mund të ketë  për të ndaluar njerëzit dhe për të mbyllur kufijtë.

Kryeministri i Izraelit ka mbyllur gjykatat dhe ka filluar një mbikëqyrje totale të qytetarëve . Kili ka dërguar ushtrinë në sheshet publike dikur të mbushura nga protestuesit. Bolivia ka shtyrë zgjedhjet.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka ndalur botën dhe qytetarët me ankth kërkojnë të veprohet, udhëheqësit në të gjithë globin po thërrasin fuqitë ekzekutive dhe po ushtrojnë autoritetin praktikisht diktatorial, raporton abcnews.al

Qeveritë dhe grupet e të drejtave bien dakort që  këto kohë të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet kanë nevojë për ligje të reja për të mbyllur kufijtë e tyre, për të zbatuar karantinën dhe për të gjurmuar personat e infektuar. Shumë nga këto veprime mbrohen sipas rregullave të kushtetutës ndërkombëtare, thonë avokatët.

Por kritikët thonë se disa qeveri po përdorin krizën si një mënyrë  për të qënë më të fuqishëm pavarsisht se jo çdo tentativë e tyre lidhet  drejtpërdrejtë me përhapjen e virusit dhe në këtë mënyrë sigurojnë që mos të ketë abuzime me ligjet e reja.

Ligjet po marrin shpejt një gamë të gjerë të sistemeve politike – në shtetet autoritare si Jordania, në një shtet si Hungaria që po i humb kuptimin fjalës demokraci dhe në një demokraci tradicionale si Britania.

Dhe ka shumë pak gjasa që fuqitë do të shfuqizohen pasi të kalojë kërcënimi, raporton abcnews.al

“Ne mund të kemi një epidemi paralele të masave autoritare dhe shtypëse, dhe jo të jemi në majat e një epidemie shëndetësore,” tha Fionnuala Ni Aolain, Reporterja e Kombeve të Bashkuara kundër-terrorizmit dhe të drejtat e njeriut.

Ndërsa ligjet e reja janë për  mbikëqyrjen e shtetit, këto ligje lejojnë qeveritë të ndalojnë njerëzit në mënyrë të pacaktuar dhe të shkelin liritë e lëvizjes dhe të të shprehurit, ato gjithashtu mund të riformojnë jetën qytetare, politikën dhe ekonomitë për dekadat e ardhshme.

Pandemia tashmë është duke ripërcaktuar normat. Sistemet e mbikqyrjes pushtuese në Korenë e Jugut dhe Singapor, të cilat do të quheshin censurim në rrethana normale, kanë ndihmuar në ngadalësimin e infeksioneve. Qeveritë që kritikuan fillimisht Kinën për vendosjen e miliona qytetarëve të saj në karatinë, që nga atëherë kanë ndjekur të njëjtën mënyrë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar agjencinë e brendshme të sigurisë së vendit të tij për të gjurmuar qytetarët duke përdorur një rregull të fshehtë të të dhënave për celularët e krijuar  kundra-terrorizmit. Duke gjurmuar lëvizjet e njerëzve, qeveria mund të ndëshkojë ata që kundërshtojnë urdhrat e izolimit dhe duke i dënuar deri në gjashtë muaj burg, raporton abcnews.al

Dhe duke urdhëruar mbylljen e gjykatave të vendit , z. Netanyahu shmangu shumë lehtë detyrim-paraqitjen  për t’u përballur me akuzat e korrupsionit.

Në disa vende të botës, ligjet e reja të emergjencës kanë ringjallur frikën e vjetër të ligjit ushtarak. Kongresi i Filipinëvë miratoi legjislacionin javën e kaluar që i dha presidentit Rodrigo Duterte fuqitë për të përballur emergjencën dhe 5.4 miliard dollar për të përballuar pandeminë. Ligjvënësit hodhën poshtë një projektligj të mëparshëm që do t’i lejonte presidentit të kishte në dorë  bizneset private.

“Ky grant i masave emergjente është i barabartë me autokracinë,” tha një deklaratë për të drejtat e Filipineve, avokati i të drejtave  civile. Avokatët vunë në dukje se Z. Duterte kishte krahasuar dikur Kushtetutën e vendit me një “copë letër higjienike”.

Disa shtete janë duke përdorur pandeminë duke mos marrë parasysh mendimet e kundërshtarëve. Në Jordani, pasi një ligji mbrojtës për emergjencën i dha më shumë pushtet zyrës së tij, Kryeministri Omar Razzaz tha që qeveria e tij do të merrte masa të rënda  me këdo që përhapte “thashetheme, trillime dhe lajme të rreme që shkaktojnë panik”.

Kryeministri Prayuth Chan-ocha i Tajlandës ka  autoritetin për të ndaluar qarkullimin dhe censuruar mediat.Gazetarët atje janë paditur dhe janë të  frikësuar për kundërpërgjigjen që ata i dhanë qeverisë në lidhje më përhapjen e virusit.

Ndërsa vetë virusi mund të ketë zbehur dëshirën e protestuesve për t’u mbledhur në sheshet publike, deklarata e Kilit për një shpalljen e gjendjës së jashtëzakonshme dhe prania e ushtrisë në rrugët e qytetit ka shkaktuar  mosmarrëveshje që la vendin në kaos për muaj, raporton abcnews.al

Pandemia gjithashtu ka ndikuar tek  zgjedhjet.Këtë muaj, Bolivia pezulloi  zgjedhjet presidenciale që ishin caktuar  në fillim të majit.

Zgjedhjet e vitit të  kaluar  shkaktuan  protesta të dhunshme dhe detyruan Presidentin Evo Morales të japë dorëheqjen .

Presidentja e përkohshme, e cila premtoi se do të shërbente vetëm pak kohë që atëherë ka konsoliduar pushtetin dhe njoftoi planin e saj për të kandiduar për një mandat të dytë. Gjykata e vendit për zgjedhjet tha të enjten se do t’i zhvillojë zgjedhjet diku midis qershorit dhe shtatorit.

Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë i kërkoi Kongresit ligje të reja, duke përfshirë një plan për të eleminuar mbrojtjet ligjore për azilkërkuesit dhe për të arrestuar njerëzit  pa gjyq.

Pasi këto propozime u panë më skepticizëm si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët , departamenti paraqiti një propozim më modest për të lënë disa të burgosur në arrest shtëpie dhe për pjesën tjetër të dërgontë teste dhe pajisje mbrojtëse në burgjet federale.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qeveritë mund të vazhdojnë të marrin më shumë fuqi ndërsa qytetarët e tyre janë të shpërqendruar. Ata shqetësohen se njerëzit mund të mos i kërkojnë të drejtat që i kanë hequr deri sa të jetë shumë vonë për t’i kërkuar ato.

Disa masa emergjence u vunë aq shpejt në funksion sa ligjvënësit dhe grupet e të drejtave nuk patën kohë t’i lexojnë ato, e lëre më të debatojnë për domosdoshmërinë e tyre. Mbrojtësit e të drejtave kanë vënë në dyshim edhe shpejtësinë me të cilën shtetet kanë hartuar një legjislacion të gjatë.

Disa qeveri kanë gati një listë me ligje që i dëshirojnë  dhe janë të gatshmëm për ti vënë në fuqi në rast emergjence ose krize, tha znj Aolain, raportuese speciale e Kombeve të Bashkuara. Ata hartojnë ligje paraprakisht dhe presin “që të paraqitet mundësia e krizës,” tha ajo.

Është pak e paqartë se çfarë do të bëhet me ligjet e emergjencës kur të kalojë kriza. Në të kaluarën, ligjet e miratuara në  nxitim, si Akti i Patriotëve që pasuan sulmet e 11 shtatorit, kanë tejkaluar krizat për të cilat ata kishin menduar.

Me kalimin e kohës, dekretet urgjente përshkojnë strukturat ligjore dhe bëhen të normalizuara, tha Douglas Rutzen, presidenti i Qendrës Ndërkombëtare për Ligjin  në Uashington, i cili po ndjek legjislacionin e ri dhe dekretet gjatë pandemisë.

“Është me të vërtetë e lehtë  të fusësh në fuqi ligje emergjente,” tha z. Rutzen. “Por është e vështirë për ti analizuar ato”.

Një diktaturë e vërtetë’

Pandemia mund të jetë një ndihmë për qeveritë me një prirje autokratike.

Në Hungari, një ligj i ri i ka dhënë kryeministrit Viktor Orban fuqinë për të anashkaluar Parlamentin dhe pezulluar ligjet ekzistuese. Z. Orban, i cili deklaroi një gjendje të jashtëzakonshme këtë muaj, tani ka fuqinë e vetme për t’i dhënë fund emergjencës. Parlamenti, ku dy të tretat e vendeve kontrollohen nga partia e tij, miratoi legjislacionin të hënën.

Kritikët thonë se legjislacioni i ri mund të lejojë që qeveria e Z. Orban të ndërhyjë  më tej në institucionet demokratike dhe të përndjekë gazetarët dhe anëtarët e opozitës. Ligji do të ndryshojë në mënyrë të përhershme dy nene të kodit penal që do të kufizojnë më tej lirinë e fjalës dhe do të dënojnë njerëzit për shkeljen e urdhrave të karantinës. Ai gjithashtu do të pezullojë të gjitha zgjedhjet dhe referendumet.

Gjithashtu kushdo që shpërndan informacione që mund të pengojnë reagimin e qeverisë ndaj pandemisë, mund të përballet deri në 5 vite burg. Legjislacioni i jep fuqi prokurorit për të përcaktuar se çfarë konsiderohet si informacion i vërtetë ose i rremë.

“Projektligji është alarmues,” tha Daniel Karsai, një avokat në Budapest i cili tha se legjislacioni i ri kishte krijuar “një frikë të madhe” midis hungarezëve se “administrata e Orban do të jetë një diktaturë e vërtetë”, raporton abcnews.al

“Nuk ka mbetur më besim ndaj qeverisë në këtë drejtim,” tha ai.

Të tjerët treguan rezultatet e qeverisë për zgjatjen e masave të emergjnecës pas një krize. Një dekret i tillë, i lëshuar në kulmin e krizës së migracionit të Europës pesë vite më parë, është ende në fuqi.

Zgjerimi i fuqive të mëdha

Demokracitë e fuqishme po përdorin gjithashtu pandeminë për të zgjeruar fuqinë e tyre.

Britania ka një histori të gjatë të demokracisë dhe zakoneve të mira demokratike. Sidoqoftë, një projektligj mbi koronavirusin që u miratua në parlament shumë shpejt do t’u jepi ministrave qeveritare fuqinë për të ndaluar dhe izoluar njerëzit në kohë të pacaktuar, u jep fuqinë të ndalojnë tubimet publike përfshirë protestat dhe mbylljen e porteve dhe aeroporteve

Duke prezantuar projektligjin në Parlament, sekretari i shëndetësisë, Matt Hancock, tha se “është shumë larg mënyrës se si ne i bëjmë gjërat në kohë paqeje”. Ai tha se masat do të ishin “rreptësisht të përkohshme dhe proporcionale me kërcënimin me të cilin përballemi.”

Por disa nga ligjet – të quajtura fuqitë Henry VIII, pas monarkut famëkeq të shekullit të 16-të – do t’i japin qeverisë një kontroll të pakushtëzuar. Legjislacioni i jep kompetencat gjithëpërfshirëse agjentëve të kufirit dhe policisë, të cilët mund të forcojnë politikat armiqësorë kundër emigrantëve, thanë kritikët.

“Çdo klauzolë mund të ketë pasur muaj disktutime, dhe tashmë, të gjitha këto po diskutohen brenda pak ditësh,” tha Adam Wagner, një avokat  për të drejtat e njeriut.

“Të gjithë përpiqen vetëm ta lexojnë atë, e lëre më ta kritikojnë siç duhet”, tha ai për legjislacionin, i cili ka 340 faqe.

“Këto janë fuqi të vendosura me ‘lot” që nuk do të ishin në kohën e paqes në këtë vend më parë,” tha Silkie Carlo, drejtoresha e Big Brother Watch, një grup i të drejtave të  njeriut. Ajo i quajti masat “drakoniane”.

Zonja Carlo ka frikë se Britania “do të kalojë nga kriza në krizë, paniku shëndetësor në panik shëndetësor dhe më pas do të zbulojë se ne kemi humbur”.

“Ne rrezikojmë të  shkojmë në gjendje të jashtëzakonshme” tha ajo./Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al