Për pasurinë e tij po dëshmon i gjithë fshati, SPAK publikon pronat që kërkon t’i konfiskohen fermerit në Kozare

schedule15:26 - 22 Qershor, 2022

schedule 15:26 - 22 Qershor, 2022

SPAK ka publikuar kërkesën për konfiskimin e pasurive të Andrea Bektash Dinga alias (Shtëpënja) alias (Prifti)dhe personave të lidhur me pasurinë e tij.

Sipas SPAK, Dinga dhe familjarët e tij nuk justifikojnë me burimin e të ardhurave 2 shtëpi, një automjet dhe një garazh. Për ti treguar gjykatës se pronat në emër të familjareve janë krijuar me burime të ligjshme, avokati Ardian Visha paraditen e së mërkurës thirri për të dëshmuar 21 fermerë të fshatit Kozare. Ata treguan në seancë se të mbjellat janë korrur me autokombanjë prej vitit 1991 nga Bektash Shtëpenja, babai i Andrea Dingës.

Mbi këtë bazë, që në Muajin Maj 2021 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me objekt konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon

• Pasuria e llojit Are, me sipërfaqe 1700 m2 ndodhur në Sauk, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, me Sip. 189.4 m4, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit garazh, ndodhur në Sauk Tiranë, në pronësi të shtetasit Bektash Hasan Shtëpënja;
• Pasuria e llojit apartament, ndodhur në Draç Durrës në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e markës Mercedez Benz, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Bektash Hasan Shtëpënja;
• Mjeti i llojit autoveturë e Markës Audi, prodhim i vitit 2005, në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;
• Mjeti i llojit motor i markës Harley Davidson, prodhim i vitit 2011 në pronësi të Sokol Bektash Shtëpënja;

Gjatë shqyrtiumit gjyqësor të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, subjekti i aktit normativ Andrea Dinga, dhe personat e lidhur, kanë pretenduar që të ardhurat nga të cilat është siguruar krijimi i këtyre pasurive janë si rezultat i punës së shtetasve Bektash Shtëpënja e Sokol Shtëpënja me një autokombajnë, të cilën shtetasi Bektash Shtëpënja e ka blerë nga privatizimi i aseteve të Ish Koperativave Bujqësore. Po kështu ka pretenduar se pas viteve 1990 ai ka punuar në tokat bujqësore të bujqve të Zonës së Kuçovës, duke i ndihmuar ata kundrejt shpërblimit që të korrnin produktet bujqësore me autokombajnën e privatizuar prej tij.

Në mungesë të dokumentacionit tatimor, subjekti Andrea Dinga dhe personat e lidhur ka kërkuar në gjykatë që të ardhurat ti provojë nëpërmjet thirrjes së dëshmitarëve, që janë titullarët e familjeve bujqësore ku ai ka punuar.

/abcnews.al/