Këngëtarja e shumë komentuar, Dafina Zeqiri ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj disa foto shoqëruar me shkrime të cilat kanë ngjallur jo pak kureshtje tek ndjekësit.
“Për kurorë nuk kam nevojë, mikrofonin kur e kam në dorë. Zili zili që prej vitit 2006”, ka shkruar Dafina krah postimeve të fundit në ‘Instastory’, por duke mos saktësuar asnjë fakt se me kë lidhen këto shkrime.
Ndërkohë ndjekësit kanë nisur spekulimet, ndonëse vetë Dafina ka zgjedhur të heshtë. Gjithçka mbetet për t’u zbuluar me kalimin e kohës.
Kujtojmë se prej kohësh Dafina është ndër emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Ajo ka spikatur për stilin e veçantë të saj, duke u cilësuar edhe një kameleon i vërtetë. l.k/abcnews.al