Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për herë të parë që nga prilli, Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë 0 raste vdekjesh nga Covid-19

schedule15:21 - 15 Korrik, 2020

schedule 15:21 - 15 Korrik, 2020

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar zero raste të reja vdekjesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Lajmin e ka dhënë Princi i Kurorës së Abu Dhabi-t Mohammed Bin Zayed me anë të një postimi në Twitter.

“Sot ne njoftojmë se nuk ka asnjë vdekje në lidhje me COVID-19 në Emiratet e Bashkuara Arabe në 24 orët e fundit. Shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për heronjtë tanë në vijën e përë dhe shoqërinë për angazhimin e tyre për t’iu përmbajtur masave paraprake. Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona kolektive në menaxhimin e kësaj sfide ”.

Hera e fundit që Emiratet e Bashkuara Arabe nuk patën vdekje ishte 18 prilli, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Të martën, 375 raste të tjera u regjistruan në Emiratet duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 55.573, nga të cilat më shumë se 46,000 janë të shëruar.

Në përgjithësi Emiratet e Bashkuara Arabe janë kryer më shumë se 4 milion testime në vendin që është shtëpia e 11 milion banorëve, tha Ministri i Shëndetësisë Abdul Rahman Al Oëais të hënën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!