“Për hajër”, Rama reagon pas zyrtarizmit të Presidentit të ri të Shqipërisë

schedule21:42 - 24 Korrik, 2022

schedule 21:42 - 24 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Facebook, pas marrjes së detyrës së Bajram Begajt si president i ri i republikës së Shqipërisë.

“Për hajër”, shkruan kryeministri Rama, ndërsa postimin e tij e shoqëron me disa foto nga momenti i betimit dhe ceremonia e marrjes së detyrës nga ana e Presidentit Begaj.

Kujtojmë që marrëdhëniet mes kryeministrit dhe presidentit të sapo larguar Ilir Meta, kanë qenë konfliktuale gjatë gjithë kohës, ku në dy raste kreu i qeverisë angazhoi edhe parlamentin për shkarkimin e kreut të shtetit.

Ndërkohë pritet që marrëdhëniet mes Ramës dhe presidentit të ri të jenë më institucionale dhe më komunikuese, krahasuar me ato mes tij dhe ish-presidentit Ilir Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!