Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentn serb Aleksander Vuçiç me 27 shkurt në Bruksel ka ngjallur polemika të shumta në Prishtinë. Opozita e vendit gjatë seancës së kuvendit ka kërkuar më shumë sqarime, se për çfarë do të diskutojnë dy liderët. Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kerkuar një seancë të jashtëzakonshme për të dhënë detajet.
“Cila është përmbajtja e plotë dhe finale e planit franko-gjerman, cili është qëndrimi i qeverisë ndaj këtij plani, përveç deklarimit që është bazë e mirë për negocim më tutje. Çfarë vërejtje janë dërguar lidhur me këtë plan në fund të vitit të kaluar, cili është qëndrimi i kryeministrit ndaj marrëveshjeve paraprake, në veçanti për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. A është kryeministri kundër kësaj marrëveshje”
Nga ana tjetër, kryetari i aleancës për ardhmërinë, ramush haradoinaj është shprehur se kurti duhet të pranojë marrëveshjen e BE . Sipas tij Kosova mund të ndihmojë koalicionin global kundër Rusisë duke e pranuar planin franko-gjerman.
“I vetmi vend besoj në botë që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia, Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi, përkundrazi, ata kanë dëshirë me mbet kjo çështje e hapur edhe potenciale çdo herë qoftë për çrregullim ose destabilizim, qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës, stories së Kosovës. Si mund të veprojë Kosova, mundet të hënën me mbyll marrëveshjen, pra me mbyll jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me mbyll marrëveshjen.”
Mirëpo Kurti gjatë fjalimit e tij ka thënë se e ka pranuar parimin e kërkuar nga ndërmjetësit e dialogut, që është konfidencialiteti i bisedimeve, megjithatë, ai ka thënë se përmbajtjen e planit-franko gjerman e ka ndarë me kryetarët partive opozitare në vend.
“Unë e kam pranuar parimin të cilin e kanë kërkuar ndërmjetësit apo fasilituesit evropian e ai është transparenca e procesit, konfidencialiteti i bisedimeve. Rrjedhimisht përmbajtjen tekstuale e kam ndarë me kryetarët e partive opozitare por jo edhe në Kuvend të republikës, ndonëse besoj që pas shumë muajve pothuajse asgjë nuk ka ngelur e panjohur nga ai propozim që paraqet bazën e mirë për diskutime të mëtutjeshme që fillojnë të hënën qe vjen”
Kurti ka thënë se më 18 gusht të vitit të kaluar është hapur tema e kornizës së përgjithshme të marrëveshje çka pastaj është pasuar me propozimin evropian.
Seanca plenare në Kuvendin e Kksovës ka nisur me një minutë heshtje për viktimat e luftës në Ukrainë një ditë para vjetorit të agresionit rus.