Pentagoni paralajmëron një përgjigje më agresive ndaj sulmeve kibernetike

schedule08:57 - 27 Maj, 2023

schedule 08:57 - 27 Maj, 2023

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë kanë filluar të zbulojnë detaje të strategjisë së përditësuar kibernetike të Departamentit të Mbrojtjes, ku bëhet thirrje që trupat të “bëjnë fushatë si brenda ashtu edhe përmes hapësirës kibernetike” për të mbrojtur vendin.

Pentagoni të premten njoftoi se në fillim të kësaj jave kishte ndarë një variant të klasifikuar të Strategjisë Kibernetike për vitin 2023 me Kongresin dhe premtoi se do të ofrojë një përmbledhje të paklasifikuar të strategjisë së re në muajt e ardhshëm, shkruan VOA.

Sipas një deklarate të Pentagonit, strategjia e re kibernetike përditëson atë të lëshuar në vitin 2018. Ajo bazohet në përvoja të operacioneve të rëndësishme kibernetike.

Këto operacione përfshijnë rreth 47 dislokime në 22 vende nga një ekip i Komandës Kibernetike amerikane, që së fundmi ishte në Letoni. Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu kanë mësuar shumë nga përpjekjet e Rusisë për të përdorur sulme kibernetike, si pjesë e sulmit të saj në Ukrainë.

Po kështu Pentagoni paralajmëroi se ekipet kibernetike të ushtrisë amerikane “do të bëjnë fushatë brenda dhe përmes hapësirës kibernetike, nën nivelin e konfliktit të armatosur, për të përforcuar përpjekjet për parandalim si dhe duke u krijuar problemeve kundërshtarëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!