Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pensionistët në Argjentinë të pakënaqur / Protesta kundër masave të kursimit të energjisë, iu bashkohen tifozët e klubeve të futbollit

schedule19:19 - 13 Mars, 2025

schedule 19:19 - 13 Mars, 2025

Në Buenos Aires, pensionistët dhe tifozët e futbollit u përplasën me policinë gjatë një proteste kundër masave të kursimit të qeverisë.

Demonstrata, fillimisht paqësore, u agravua në përdorim dhune kur policia përdori gaz lotsjellës, ujë me presion dhe fishekë gome për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gurë.

Pensionistët kërkojnë rritje pensionesh për të përballuar standardin e ulët të jetesës, ndërsa tifozët e klubeve të ndryshme futbollistike shprehën solidaritet.



Qeveria e presidentit Javier Milei ka zbatuar masa shtrënguese buxhetore, duke përfshirë shkurtime shpenzimesh publike, që kanë ndikuar në kushtet e pensionistëve.

Pas protestës, autoritetet ndaluan hyrjen në stadiume për individët e dhunshëm, duke përfshirë ata që morën pjesë në trazirat e së mërkurës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!