Pence viziton murin e vajtimit në Izrael

schedule15:13 - 23 Janar, 2018

schedule 15:13 - 23 Janar, 2018

Zëvendëspresidenti amerikan, Majk Penc në ditën e dytë të vizitës në Izrael vizitoi Murin e Vajtimit. Ndërsa në një takim me presidentin e Izraeli, numri dy i Shtëpisë së Bardhë theksoi se vendimi i Trump për Jeruzalemin do të sjellë paqe me palestinezët.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka vizituar “Murin e Vajtimit” në Jeruzalem, një etapë obligative me rastin e udhëtimit të tij në Izrael. Ai lexoi një lutje të shkurtër nga Libri i Psalmeve dhe më pas, siç e dikton tradita, vendosi një letër në të çarat e Murit, duke i vënë duart mbi gurët e shenjtë. Në vizitën e tij, Pence u shoqërua nga rabini Shmuel Rabinovicz. Bashkëshortes së numrit dy të Shtëpisë së Bardhë iu tregua pjesa e Murit që rezervohet për femrat.

Më herët gjatë së martës, në takimin me presidentin Reuven Rivluin, Pence theksoi se vendimi I asministratës amerikane për Jerizalemin kryeqytet të Izraelit mund të “sjellë paqe”. “Presidenti Trump – tha ai – me të vërtetë beson, dhe ne me të, që vendimi për të njohur Jeruzalemin do të vendosë në tryezë mundësinë për të lëvizur drejt negociatave kuptimplote për të arritur paqen e përhershme dhe fundin e një konflikti që zgjat prej dekadash”. Kjo është një deklaratë të cilës Rivlin, iu përgjigj duke thënë “Inshallah”, fjalë arabe që do të thotë “me ndihmën e Zotit”. Gjithashtu falenderoi Pence dhe Trump për qëndrimin e tyre.

Ndërkohë, një grevë e përgjithshme është zhvilluar në qytetet kryesore të Bregut Perëndimor në shenjë proteste për vendimin e presidentit amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet I Izraelit si dhe për të kundërshtuar vizitën e Pence. Ndërkohë, nuk ka asnjë incident të ndodhur mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite. Në vizitën e tij Pence kishte kërkuar takim dhe me palën palestineze në Jeruzalem. Por ata nuk kanë pranuar në shenjë proteste kundër vendimit të administratës Trump./abcnews.al